E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i acartë shkakton tre të vdekur në Poloni

Qindra mijëra banorë të kësaj pjese evropiane janë duke u përballur me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe furnizimit me gaz, ndërkohë që rrugët automobilistike janë në kaos si pasojë e trafikut.

Tre persona ndërruan jetë në zonat malore në jug të Polonisë për shkak të motit të acartë gjatë 36 orëve të fundit, njoftoi televizioni vendas.
    
Më shumë se 250 mijë banorë vazhdojnë të jenë pa energji elektrike pas reshjeve të dendura të dëborës dhe erës së fuqishme, njoftoi media lokale. Ndërkohë 700 mijë banorë ishin dje pa energji elektrike.
    
Dhjetëra mijëra çekë u përballën me mungesën e energjisë dhe të gazit pas reshjeve të dëborës dhe stuhive të dimrit të parakohshëm që ka përfshirë këtë vend të Evropës Qendrore.
    
Ndërsa në Alpet austriake trashësia e dëborës në dy ditët e fundit arrinte deri në 90 centimetra, që ishte dhe shkaku i hapjes së shumë qendrave të skive shumë kohë përpara sezonit të përvitshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›