Vrasja nëShkodër, identifikohet autori

Identifikohet autori i vrasjes së mbrëmshme. Në kërkim është shpallur shtetasi Alfons Fusha. Ditën e djeshme ai vrau shtetasin Olsi Curri.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje lagjen "Tom Kola". Sipas policisë, viktima, Olsi Curri ka qenë në një lokal së bashku me persona të tjerë, kur një automjet ka kaluar pranë lokalit dhe është ndalur e ka qëlluar në drejtim të tij. Viktima ka dalë nga jashtë lokalit dhe në trotuar ka marrë plumbat që i kanë sjellë vdekjen. Një grua 31 vjeçe, L. Pali që ndodhej në këtë vend është plagosur aksidentalisht në krah. Policia bën me dije se vetëm një plumb e ka kapur viktimën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.