E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meksikë, tërmet i fortë prej 5,7 ballësh

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,7 ballësh ka goditur ditën e hënë Oaxaca, qytet që ndodhet në jug të Meksikës. Por sipas të dhënave dhe raportimeve nuk njoftohen viktima apo dëme materiale. Kjo ngjarje ka habitur shumë sizmiologë vendas të cilët në rastet e një tërmeti me magnitudë të tillë janë mësuar që të ketë dëmtime banesash ose viktima, por në këtë rast nuk ndodhi diçka e tillë.
Tërmeti u verifikua fillimisht nga Insituti Gjeofizik i SHBA-së.
Fillimisht pas lëkundjeve të fuqishme qytetarët e Oaxaca kanë dalë jashtë banesave nga frika, por më pas kanë verifikuar se nuk ka pasur as ndonjë ngjarje për të cilën ata duhej që të shqetësoheshin.
"Fillimisht kur ne dolëm nga banesat, lëkundjet ishin të lehta, por më pas ato u shdërruan në lëkundje të forta."- kështu u shpreh Susana Lopez, një banore vendase.
Krahina e Oaxacas është një zonë e cila njihet nga turistët për ndërtesat e saj të vjetra, për kishat e shumta, për detin piktoresk dhe për guzhinën e saj të veçantë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›