Unë, Doppelgängeri im dhe zhytjet në ujë

Një njeri zgjohet pas katër ditësh në koma dhe zbulon se askush nuk e njeh, madje as gruaja e tij. Tani me ndihmën e një vajze të re dhe në arrati nga vrasës profesionistë, ai do të kërkojë me çdo kusht të zbulojë të vërtetën dhe të rimarrë me forcë identitetin e tij...
Ky është një sinopsis i shkurtë i filmit, në rolin kryesor të të cilit do të vijë Liam Neeson, përderisa edhe ky film do të jetë një film aksion. Përderisa Liam është një aktor i filmave aksion, në film kemi edhe ekzibicionisten e pakrahasueshme, edhe pse të vjetër aktoren Helen Mirren që besoni ose ajo ka lindur në vitin 1945 dhe ende vazhdon të inspirojë shumë aktorë të rinj duke treguar se gjithmonë është në top – formë.
Regjia e filmit “Unknown” që vjen në ekranet tuaja nga regjisori Jaume Collet-Serra, është e zhvilluar në një vijë më shumë kahe dhe ka një koreografi shumë të mirë, duke filluar nga taksitë që janë të vendosur me shije e deri tek mjetet e tjera që kanë të bëjnë me filmin.
Ndryshe, filmi “Unknown” është i bazuar në librin e shkrimtarit francez, të shkruar në vitin 2003, Didier van Cauwelaert, e që titulli i tij është “Out of My Head,” edhe pse inspirimi i vërtetë i këtij filmi vjen nga një ngjarje e vërtetë e viteve 40 – 50.
“Unknown” është një film që mund të shikohet nga personat mbi moshën 13 vjeçe dhe do të shfaqet në kanalin e DigiGold, që në Kosovë mund ta shikojnë vetëm abonentët e IPKO-s, gjatë javës së tretët të shtatorit.
UNKNOWN
Regjia: Jaume Collet-Serra; skenari: Oliver Butcher dhe Stephen Cornwell, bazuar në romanin e Didier Van Cauwelaert; drejtor i fotrografisë: Flavio LaBiano; montazha: Tim Alverson; muzika: John Ottman dhe Alexander Rudd; dizajner: Richard Bridgland; kostumet: Ruth Myers; producentë: Joel Silver, Leonard Goldberg dhe Andrew Rona; Distributor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 46 minuta.
Aktorë: Liam Neeson (Dr. Martin Harris), Diane Kruger (Gina), January Jones (Elizabeth Harris), Aidan Quinn (Martin B), Bruno Ganz (Ernst Jürgen), Frank Langella (Rodney Cole) dhe Sebastian Koch (Professor Bressler).