Rexhepi Serbet po ngrene murin e Berlinit

Rreth mesditës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës, në ditën e dytë të operacionit.
Sipas Kosovapress forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila mbetet ende e lirë për kalimin e qytetarëve.
Nga raportimet e korrespondentëve të Top Channel, të gjitha rrugët që të cojnë në pikat kufitare mbahen të bllokuara.
Rexhepi: Ide të sëmura
Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka akuzuar serbët e Kosovës se po përpiqen të ngrenë mure ndarëse Këto janë ide të sëmura nga individë të sëmurë, që po provojnë të ngrenë mure si ai i Berlinit. Ne do të diskutojmë për këtë me partnerët ndërkombëtarë
Bajram Rexhepi
Minister i Brendshem në veri.
“Këto janë ide të sëmura nga individë të sëmurë, që po provojnë të ngrenë mure si ai i Berlinit. Ne do të diskutojmë për këtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Rexhepi për KTV.
Mediat ballkanase raportojnë se në Rudare banorët serbë kanë përforcuar barrikadat duke i betonuar ato dhe duke ngritur një mur.
Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, ka pasur përpjekje që një mur i tillë të ngrihet edhe në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër.
Gjatë intervistës së tij, ministri Rexhepi ka nënvizuar se gjendja e sigurisë në veri është nën kontrollin e forcave kosovare dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë.
Incidenti i ditës së parë të operacionit
Ai qe mund të quhet dhe incidenti më i rëndë i ditës se premte në Mitrovicë, ndodhi pak pas orës 21.00 në urën e lumit Ibër. Mbi urë u shfaqën buldozerë nga pjesa veriore, të cilët filluan të zbrasnin sërish zhavorr mbi pirgjet ekzistuese të barrikadave dyditore. Këto akte që kryheshin nën hundën e policisë dhe forcave ndërkombëtare entuziazmuan qindra serbë të mbledhur në atomomente në anën veriore.
Ata i shoqëronin zbrazjen e zhavorrit me duartrokitje. Njëri nga buldozerët goditi dhe shtyllat anësore të urës duke rrëzuar disa prej tyre. Në ato momente disa serbë filluan të hidhnin gurë në drejtim të kameramanëve dhe gazetarëve shqiptarë dhe qytetarëve që ishin në anën jugore të urës, mes të cilëve ndodhej dhe ekipi i xhirimit të Top Channel. Kjo zgjati për disa minuta dhe askush nga forcat e rendit apo të KFOR-it dhe EULEX nuk ndërhynë. Më pas situata u qetësua vetëm me largimin e buldozerëve dhe po ashtu u shpërndanë qindra serbë që ishin mbledhur.
Pas pak minutash u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri që vinin nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës. E gjithë kjo bëri që të shtohet prania e policisë së Kosovës, karabinierëve që veprojnë në kuadër të KFORIT dhe policëve të EULEX-it. Rrugët që cojnë në pjesën veriore të qytet vazhdojnë të jenë të bllojuara me zhavor, po ashtu si ato kufitare. Ndërkohë që policia e Mitrovicës konfirmoi edhe dy shpërthime për të cilat me mjete të quajtura “shok-bomba”, por pa efekt shkatërrues sic shpjegoi zëdhënësi Besim Hoti. Ai njoftoi gjithashtu se për fat të mirë nuk ka të lënduar në mesin e gazetarëve dhe qytetareve.
BE përshëndet operacionin
Nga e premtja misioni EULEX eshte i pranishem dhe ne pikat doganore te Kosoves, perkrah autoriteteve kosovare. Maja Kocijancic, zedhenesja e Perfaqesueses se Larte te BE-se Catherine Ashton, argumentoi se kjo prani eshte ne perputhje me mandantin e misionit EULEX dhe respekton marrveshjen e arritur ne Bruksel gjate raundit te fundit te bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit.
"Duke nisur nga e premjta, EULEX nisi të zbatojë marrëveshjen që u arrit në Bruksel më 2 shtator, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE për vulat doganore. Ajo që EULEX po bën është në përputhje të plotë me mandatin e misionit dhe veprimet në dogana po zhvillohen nga ekspertë të kualifikuar të EULEX për doganat, në prani të oficerëve kosovarë të doganave", tha Kocijancic.
Policia e Kosoves dhe EULEX u vendosen ne pikat kufitare ne Jarinë dhe Bërnjak ne veri te vendit per te ushtruar kontrollin e munguar doganor, qe, sipas Kocijancic, mundesonte veprimtarine e aktiviteteve te paligjshme.
"Sot kemi sistemin e duhur funksional të doganave në Kosovë dhe mungesa e funksionimit të doganave në të gjithë territorin, më parë mundësonte zhvillimin e lirë të aktiviteteve të paligjshme, veçanërisht, por jo ekskluzivisht në veriun e Kosovës, gjë që shpjegon edhe pse prania e EULEX është në përputhje me mandatin e misionit. Ne besojmë se ky është hapi i duhur përpara në të mirë të të gjitha komuniteteve”, tha Kocijancic.
Pavaresisht rritjes se tensioneve ne veri te vendit, BE ndodhet perkrah autoriteteve kosovare ne ushtrimin e kontrollit doganor ne te gjitha pikat kufitare te Kosoves, vend qe gezon statusin e zones se vetme doganore qe prej vitit 2000.
Doganat
Shkupi: Aksioni, stabilitet rajonal
“Serbia propozim pranë BE-së për zgjidhjen e cështjes”
Të shtëna armësh në Mitrovicë
Sondazh
Mendoni se ka rrezik per konflikt te ri ne veri te Kosoves?
Po, situata duket e tensionuar
Jo, duket qe jane marre masa
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_369'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(369); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Njohjet, Jahjaga dhe Thaci në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap punimet ditën e martë.
OKB diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar me dyer të mbyllura për Kosovën, për disa orë. Por, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin është treguar i padurueshëm, kur shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ishte në mesin e fjale para mediave, pas seancën, kur kishte kaluar ora 3.00 e mëngjesit. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme. Instalimi i pakuptueshmërisë
Alma Lama - Shoqëria në Kosovë po rrezikon të futet në një nivel të rrezikshëm të pakuptueshmërisë. Debati që po zhvillohet këto ditë, për prodhimin e të cilit është punuar prej disa vitesh mbi “liritë” fetare tenton të prodhojë një atmosferë të pakuptueshmërisë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore apo të interesave, komuniteteve fetare dhe jofetare, grupmoshave të ndryshme e po kështu të raporteve mes individit dhe shtetit.
Lajmet kryesore
Vendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi
"Jo regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike"
KE, kontroll edhe në kufi
SHBA, momente ankthi në bazën ushtarake
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja