Njohjet Jahjaga dhe Thaci ne Nju Jork

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap punimet ditën e martë.
Lajmin e bën të ditur “REL”, që i referohet këshilltarit për mediat të kryetares së shtetit, Arbër Vllahiu.
Ndërkohë, mësohet se kryeministri kosovar Hashim Thaci u nis për në Nju Jork një ditë më parë.
“REL” shton se qëllimi i udhëtimit të krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara është lobimi për njohje të reja të pavarësisë.
Jahjaga dhe Thaci, me praninë e tyre në Pallatin e Qelqtë do të kenë mundësi të takohen me liderë të vendeve të ndryshme të botës.
Prishtina zyrtare është në pritje të njohjeve të reja, të cilat nga sa thuhet do të vijnë nga vende të Afrikës dhe Amerikës Latine.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Nju Jork presidentja Jahjaga do të mbajë edhe një fjalim në Universitetin Kolumbia, me temën “Rruga e së ardhmes së Kosovës”.
Më herët u njoftua se Nigeria njohu pavarësinë, por më pas kjo cështje u vu në dyshim, pas debateve që ishin zhvilluar mes palëve në këtë vend afrikan për vendimin. Gjatë turit të zëvendëskryeministrit Pacolli në Afrikë, Kosova është njohur nga Arika Qendrore, Guinea Konakri, Benini, Nigeri dhe Gaboni.
Kurse ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se ka marrë premtim nga Egjipti se do të njohë së shpejti pavarësinë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Hagë, dy muaj burg pë Kabashin
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, u dënua me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit
Rreth mesditës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës, në ditën e dytë të operacionit. Shkupi: Aksioni, stabilitet rajonal
Veprimet e institucioneve të Kosovës për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit janë aktivitete me të cilat ndihmohet stabiliteti i përgjithshëm i rajonit.
“Serbia propozim pranë BE-së për zgjidhjen e cështjes”
Kryenegoociatori serb, Borko Stefanovic deklaroi se Serbia ka dorëzuar pranë Bashkimit Europian një propozim për zgjidhjen e cështjes së pikave doganore në Jarinë dhe Bërnjak. Të shtëna armësh në Mitrovicë
Dita e parë e operacionit të Qeverisë së Prishtinës, KFOR-it dhe EULEX-it për marrjen nën kontroll të dy pikave doganore në veri të Kosovës është mbyllur me incidente të lehta në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Lajmet kryesore
Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit
Mitrovicë, incidente në pjesën veriore
Vendimi i Kushtetueses, festime të emigrantëve në Greqi
KE, kontroll edhe në kufi
Javës tjetër ulje temperaturash me 10 gradë
Korcë, dhunohet në banesë 22-vjecarja