Meksikë,arrestohet i superkërkuari

Autoritet e larta të ushtrisë meksikane kanë arrestuar një nga personat më të kërkuar në Meksikë, vrasësin më të paguar, anëtar i kartelit Beltran Leyva. Një gjë e tillë u bë e mundur falë një operacioni të posaçëm në qytetin Monterrei, në shtetin verior të Nueva Leon të martën, bënë të ditur mediat lokale. Për Hector "Junior" Huertan, ishte vendosur një çmim për 1 milion dollarë për atë që do të jepte informacione për vendndodhjen e tij dhe ai ishte përfshirë në listën e më të shumëkërkuarve, të lëshuar nga zyra e prokurorit të Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas autoriteteve, Huerta është arrestuar falë një operacioni të mirëorganizuar ushtarak dhe policor. Ndalimi i tij ndodhi gjate kohës që makina e tij ndodhej në një parkim në një zonë të banuar. Ndërkaq automjetet ushtarake dhe trupat militare janë vënë re jashtë zonës së parkimit ndërsa patrullonin rrugët përreth gjatë orëve të para të pasdites. Huerta do të transferohet në qytetin e Mexico-s për t'u marrë në pyetje në zyrat e Nënsekretarit për Hetimet e Krimit të organizuar. Meksikanët të dëshpëruar, për t'i dhënë fund dhunës në vend dhe situatës konfliktuale, duket sikur po shohin pakëz shpresë në përmirësimin e situatës, më shtimin e forcave ushtarake dhe pasi Shtetet e Bashkuara u zotuan për të forcuar sigurinë në zonat kufitare që gjithnjë e më tepër po bëhën më të dhunshme. Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar një program prej 184 milionë dollarësh që do të asistojë 360 agjentët e sigurisë në pikat e kontrollit kufitar si dhe për të rritur cilësinë e kërkimeve për kontrabandën e drogës, të armëve dhe parave, në një kohë që rivaliteti i ashpër për drogën po kalon edhe përtej kufirit me Shtetet e Bashkaura të Amerikës.