Afganistan, 8 civilë të vdekur nga shpërthimi i bombës
Si pasojë e shpërthimit të një bombe në Lindje të Afganistanit, tetë civilë afganë humbën sot jetën, kur autobusi me të cilin ata udhëtonin kaloi në një rrugë ku ishte vendosur bomba, njoftoi sot komanda e trupave të NATO-s në Afganistan. Atentati ndodhi në provincën Khost, në afërsi të kufirit me Pakistanin, ku veprojnë veprojnë rebelët islamikë."Një bombë artizanale shpërtheu gjatë kalimit të autobusit në një nga rrugët e provincës Khost duke shkaktuar vdekjen e tetë civilëve dhe plagosjen e të paktën tetë të tjerëve", njoftoi sot komanda e ISAF."Shtatë persopna humbën jetën menjëherë si pasojë e shpërthimit ndërkohë që një tjetër humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin e trupave të ISAF", thuhej në komunikatën e ISAF. "Në autobus pasagjerësh që po udhëtonte drejt qytetit Khost ishte objektivi i shpërthimit të një bombe artizanale në rrugën kryesore", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Zemaraï Bashary.