E Diel, 1 Nëntor 2026

Topolanek: Kriza,nuk ndikon në presidencë

Problemet aktuale të qeverisë së Republikës Çeke nuk do të ndikojnë në presidencën e BE-së dhe tek vendet e tjera, deklaroi sot kryeministri çek, Mirek Topolanek gjatë një fjalimi para anëtarëve të Parlamentit Evropian. "Social-demokratët në Republikën Çeke po përballen me një pengesë, por një problem të tillë e kemi hasur edhe herë të tjera gjatë kësaj presidence, por këtu nuk ka vend për shqetësim, sepse kjo situatë nuk do të ndikojë mbi presidencën e BE-së", deklaroi Topolanek gjatë një seance të punimeve të Parlamentit Evropian. Qeveria e brishtë e qendrës së djathtë e kryesuar nga Topolanek humbi dje në parlament një mocion mosbesimi, me iniciativë të së majtës opozitare, ndërkohë që Republika Çeke mban presidencën e radhës së BE-së. Kreu i qeverisë do të duhet të japë dorëheqjen, por do të rrijë në detyrë për të kryer funksionet e përcaktuara përgjatë mandatit të presidencës së radhës së BE-së deri në fund të qershorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›