Greqi, dy të vdekur nga tordado-ja

Të paktën dy persona kanë vdekur të mërkurën në jugperëndim të Greqisë, në fshatin Manolada pas një tornadoje të pazakontë që shpërtheu në rajon. Policia vendase njoftoi se një makinë që kishtë tre pasagjerë është përmbysur nga tornadoja dhe është përplasur në një pjesën anësore metalike, duke shkatërruar makinën. Sipas zyrtarëve grekë, dy nga pasagjerët mbetën të vdekur dhe i treti u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin më të afërt. Tornadoja gjithashtu ka shkaktuar shembjen e pemëve, copëtimin e dritareve të shtëpive dhe dëmtimin e cative. Stuhia ka shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në fshatin fermë, që ka rreth 1 500 banorë dhe ndodhet rreth 50 kilometra në jug të qytetit të Patras, në gadishullin e Peloponezit. Ndërkohë që të paktën edhe tre kamionë janë kthyer përmbys nga stuhia. Tornadot janë shumë të rralla në Greqi dhe mund të ndodhin vetëm disa herë gjatë një viti, por kur ndodh një e tillë, zakonisht shkakton dëme fatale.