Meksikë,organizohet parada e përvitshme "Tre mbretërit"
Meksikanët kanë mbushur rrugët e Meksiko City në 2 janar për të parë dhe për të qenë të pranishëm në paradën e përvitshme që njihet me emrin " Tre Mbretërit". Kjo paradë sjell për vendasit një larmi ngjyrash, akrobacirash e performancash nga më të ndryshme, ndër të cilat imazhi kryesor është ai i formës së piramidës. Kështu psh, pjesë e paradës është parakalimi i disa personave të veshur si policë që qëndrojnë mbi njëri tjetrin në formën e piramidës dhe zhvendosen me motorrë. Në fakt, dita e festës dhe e pushimeve për këtë vend do të ishte 5 janari, megjithatë zyrtarët vendas e zhvendosën paradën për këtë fundjavë, pasi dita e Tre Mbretërve, përkonte të martën. Melchor, Gaspar dhe Baltazar udhëhoqën paradën në sheshin e meksiko city, e cila përfshinte disa performanca tërheqëse. banorët vendas e cilësojnë këtë paradë si një formë të mirë argëtimi për cilindo duke qenë se viti që lanë pas ishtë shumë i vështirë për shumë meksikanë, duke iu referuar krizës ekonomike por edhe pandemsisë së gripit të derrit. Në Meksikë, 5 janari, jo dita e Krishtlindjeve, është dita kur fëmijët marin shumicën e dhuratave të tyre - për të përkujtuar mbërritjen e Tre Mbretërve që udhëtuan për në Betlehem me dhurata për Jezu Krishtin.