E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pejë,një i vrarë dhe tre të plagosur në një diskotekë

Një person është vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur mbrëmë në diskotekën "Siti klub" në Pejë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë ka zëdhënësin e policisë rajonale, Avni Gjevukaj.
Personi që ka shtënë ende nuk është identifikuar dhe ka ikur në drejtim të paditur.
Viktima është 25-vjeçar, një i plagosur rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa dy të plagosur tjerë janë vendosur në spitalin e Pejës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›