Mel Gibson drejt fundit të karrierës, shkak, dhuna ndaj Gregorievës
Ka mbërritur në fund të karrierës aktori australian, Mel Gibson. Shkak për këtë është bërë ndarja nga partnerja e tij, Oksana Grigorieva, e cila e ka ofenduar dhe akuzuar vazhdimisht. Familja e Gibson, kryesisht ish-bashkëshortja janë përpjekur ta mbrojnë me deklaratat e tyre, por Oksana si kundërpërgjigje ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet me një dhëmb të thyer. Të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer nga kjo ndodhi dhe për Mel, ky është fundi i karrierës. Disa zëra thonë se aktori po mendon të kthehet në Australi dhe të lërë Shtetet e Bashkuara. Oksana e ka akuzuar publikisht se e ka goditur, dhe më keq akoma, teksa mbante në krahë vogëlushen e tyre, Luçia. Nga kjo goditje ajo ka përfunduar me dhëmbë të thyer, por kjo është kundërshtuar nga familja dhe ish-bashkëshortja, e cila është shprehur se Gibson nuk është një mashkull i dhunshëm. Nuk dihet se cili do të jetë fati i aktorit, por një gjë është më se e sigurt: ai nuk do të jetë më kaq popullor dhe i dashur për fansat në botë.
20 Korrik 2010