E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje e moshuara, përplasje dhe në Durrës



TIRANË - Një 74-vjeçare është aksidentuar për vdekje në fshatin Hoçisht të Devollit. Fonika Bogdani është goditur nga një motor pa targa, që drejtohej nga 37-vjeçari Endri Spirollari. Policia ka arrestuar Spirollarin për shpejtësi tej normave te lejuara. Ndërkohë, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, nga përplasja e një makine me një motor, është plagosur rëndë drejtuesi i këtij të fundit. Sipas mjekëve, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat, deri në zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

20 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›