Spanja hedh kandidaturen, finaliste e Kupes se Konfederatave
Per Spanjen, eshte thene shpesh se do te arrije ne gjysmefinale te Kupes se Konfederatave. Per SHBA-ne, eliminimi do te jete nje "dhurate" jo shume e mire. Keto dy skuadra do te ndeshen me njera-tjetren gjate dites se sotme per te arritur nje vend ne finalen e Kupes se Konfederatave. Per mesfushorin e Spanjes, Pablo Hernandez, SHBA mund te arrije nje surprize tjeter. "Do te jete mungese respekti nese mendojme qe ne fillim se do te shkojme ne finale," - thote Fernandez. "Duhet te keni me shume respekt per ekipin amerikan," - u eshte pergjigjur spanjolli gazetareve, ne nje konference per shtyp, dhene ndje ne zonen e Afrikes se Jugut, ku ndodhet ekipi spanjoll. Amerikanet papritur u kualifikuan ne gjysmefinale, fale fitores qe shenoi Brazili ndaj Italise. Amerikanet tani shpresojne te jene serish me fat per te shkuar ne finale, por spanjollet rralle here japin shanse. Kampionet e Evropes kane nje ecuri te shkelqyer, me 15 ndeshje pa humbje. Ata mund te shtojne nje rekord ne vete, prej 36 ndeshjeve pa humbur, nese fitojne edhe ndaj SHBA-se, qe mbahet ende nga Brazili, pas ecurise se shkelqyer qe pati ne vitet 1993-1996. "Ka ardhur koha qe njera prej tyre te humbe ndeshjen," - thekson mesfushori i Shteteve te Bashkuara, Klejstan, qe mori karton te kuq ndaj Brazilit ne ndeshjen e dyte. "Keshtu, shpresoj qe ekipi yne t'i jape fund ecurise pozitive te Spanjes." Jo shume larg, Spanja fitoi 5-0 ndaj Zelandes se Re dhe 2-0 ndaj Afrikes se Jugut, duke shenuar nje rekord ne Grupin A. Edhe pse Iniesta eshte i demtuar, mesfusha e Spanjes me Ksavi Hernandez, Ksabi Alonson dhe Ces Fabrega, duke shtuar edhe sulmuesit, Fernando Torres dhe David Vila, eshte forca kryesore e Spanjes. "Mesfusha e tyre eshte shume e forte,-thekson Klejstan -mendoj se duhet te fitojme fizikisht dhe te sulmojme vazhdimisht". Nje dite me pas do te luhet ndeshja e dyte mes Brazilit dhe Afrikes se Jugut.