"Temperamenti i shqiptareve prodhon sukses ne balet"
Solisti i pare i trupes se baletit te Phoenix te Arizones, Astrit Zejanti, kishte vetem nje vit eksperience si solist i pare ne Teatrin e Operes dhe Baletit, kur u largua nga Shqiperia. Vetem pak dite me pare ai u ngjit ne skenen nga ku mesoi te interpretoje balet dhe korri emocionet qe vetem vendlindja mund te t'i jape, me rolin e kapitenit Jean De Brienne, i cili bie ne dashuri me Rajmonden. Ne baletin "Rajmonda dhe Spartakus", ku nderthuret klasikja me kontemporanen, ai me kolegen e tij qe interpreton Rajmonden, Erisa Ginen, kercejne, dashurohen dhe ne fund edhe martohen. Ne nje interviste per "KJ" Zejnati tregon se ndoshta do te kishte dashur ta kishte vijuar karrieren ne skenen e TOB-it, por profesionalizmi dhe arsyet financiare e shtyne qe plot 15 vite me pare, pikerisht ne vitin 1994 ai te largohej nga Tirana. Megjithate, ylli i ka ndritur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku ai ka nje aktivitet te ngjeshur profesional. Fillimisht ai studioi ne Universitetin e Oklahomes ne SHBA per 2 vjet me radhe, me pas pati kontrata te ndryshme, derisa prej 7 vitesh ndodhet ne Arizona, ne nje teater ku vihen shume balete ne skene gjate nje viti. Salla e Teatrit te Operes dhe Baletit ne Tirane, duhej ne fakt te mbushej me me shume publik, qe do kishin shansin te shihnin interpretimin e balerineve si Astrit Zejnati, Leonard Xhokaxhi etj., te cilet kane udhetuar nga Amerika dhe qe mbajne mbi shpine nje tjeter eksperience boterore. Sipas Zejnatit, ne "Rajmonda dhe Spartakus", temperamenti dhe bukuria e shqiptareve ishte nje pike e forte avantazhi, ne menyre qe baletit te realizohej sa me mire.
Sapo keni interpretuar ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Si e perjetuat kete rikthim dhe a e keni luajtur edhe me pare rolin e kapitenit te dashuruar?
Per mua eshte nje nder qe Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit na jep mundesine, qe edhe ne kercimtaret qe jemi larg atdheut te kemi mundesi qe te vijme dhe te kercejme per publikun tone, i cili na mungon shume. Duke kercyer ne mbare boten si ne Londer, Japoni, Hong-Kong, France etj, ne edhe atje pritemi shume mire, por eshte dicka shume e vecante dhe emocionuese, kur ti kercen per publikun tend. Eshte dicka shume emocionuese per mua qe erdha te kerceja serish ne TKOB. Sa i perket rolit te kapitenit qe ju permendet, e kam kercyer ate me pare ne Londer ne "Sadler's Wells Theatre" dhe ne Amerike. Eshte nje rol romantik, nje xhentelmen qe bie ne dashuri me Rajmonden. Megjithate, ketu nuk u tregua e gjithe historia, pasi koreografi Leonard Xhokaxhi (Ajukun) e kishte shkurtuar dhe pershtatur. Ai e formuloi ndryshe, sepse ky balet eshte me tre akte dhe ai i permblodhi qe ta bente ne nje pjese disa minuta. Ai i mori keto kercime dhe ate qe ndodhte ne dy ore balet ai i permblodhi ne disa minuta si suita, sepse eshte e pamundur qe ta realizosh ne nje balet te gjithen, pasi vetem "Spartakus" eshte kater ore balet. Kemi perdorur vetem kercimet, ne menyre qe publiku te shijoje aspektin fizik te kercimit jo, aspektin dramatik te tij. Eshte balet shume i veshtire sepse kerkon nje pergatitje shume te madhe fizike.
Baleti ishte i veshtire, pasi kerkonte pergatitje fizike. Ju si e pritet ftesen per te marre pjese ne kete premiere?
Me Nardin kemi nisur bashkepunimin qe vjet. Ai, duke pasur trupen e tij te baletit, e ka me te lehte, ndersa une jam i lidhur nga kontrata dhe vetem tani na u dha mundesia qe te benim kete bashkepunim.
Si e vleresoni pergatitjen e trupes se baletit, ishte ne lartesine e duhur per shfaqjen?
Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit kishte punuar me inteligjence pothuajse per nje periudhe dy-tre mujore dhe mendoj se kane bere nje pune shume te mire. Edhe une kam punuar ne Amerike per premieren dhe kur erdha ketu pothuajse isha gati per te. Ajo qe dua te theksoj, eshte qe ne shqiptaret kemi nje temperament, nje bukuri natyrore, qe ajo i jep shfaqjes akoma me shume sukses. Amerikanet kane tjeter pamje dhe shfaqje sa i perket baleteve te tilla. "Rajmonda dhe Spartakus" eshte nje balet lindor dhe ne shqiptaret jemi me zeshkane, jemi me te bukur dhe kjo bukuri i shkon per shat baletit.
Ju i kerceni thuajse te gjitha zhanret e baletit. Sa e veshtire eshte t'i besh mire te gjitha?
Po, une i kercej te gjitha modelet e kercimit. Kam bere shume moderne, por une kercej shume neoklasike aty ku une po zhvilloj aktivitetin tim artistik. Une e kercej kete metode e cila eshte nje metode e re e shpikur nga nje prej koreografeve me te mire ruse, Giorgi Balancin, i cili ka ikur nga Rusia ne vitet '20 drejt Frances, ndersa me pas u largua ne Amerike dhe ka bere mbi 500 balete neoklasike, e cila eshte dicka ndryshe ne kercim. Duhet te dini se baleti klasik ne vetvete ka avancuar shume, sepse ai ndikon nga modernia, nga kontemporania dhe i jep nje tjeter ngjyre. Nuk eshte me si dikur, tani kerkohet me shume atletizem, me shume shpejtesi, pasi edhe syri i publikut kerkon me shume.
Jeni larguar nga Shqiperia ne vitin 1994, pra plot 15 vjet me pare. Nderkaq, keni ardhur vetem tre here gjate kesaj periudhe ketu.
Nje here kam bere nje recital, ndersa dy heret e tjera kam ardhur me Leonard Xhokaxhi fale bashkepunimeve tona. Une u largova me shume per arsye ekonomike. Mora pjese ne nje konkurs ne Bullgari, ku fitova cmimin e pare dhe me pas u emerova ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit ne Tirane si solist i pare. Ndersa ne SHBA shkova fillimisht per t'u larguar nga atmosfera ne te cilen ndodhej ne ate kohe Shqiperia.
Ka nje histori interesante sesi ju jeni bere solist ne TKOB. Mund te na e tregoni?
Une jam diplomuar ne vitin 1992, kohe ne te cilen shume soliste kishin ikur nga TKOB. Ne kete kohe u be nje turne ne Itali dhe pata fatin qe te shkoja atje. Luaja rolin e Toreadorit ne baletin "Don Kishoti", kur ndodhi nje ngjarje qe shume persona nuk e dine, por fale se ciles une fitova vendin e solistit. Duke u interpretuar baleti, solisti yne Altin Gaftira rrezohet ne nje moment ne skene dhe thyhen kemben. Ne ate moment te gjithe mbeten si te ngrire, sepse duhej te vazhdonte shfaqja. Une fillova direkt me baletin nga fillimi deri ne fund ne rolin solistit te pare, sepse une isha i dyti ne rolin e Toreadorit, por fatkeqesisht ai theu kemben ne skene, dhe une e mbarova rolin duke shpetuar shfaqjen. Menjehere pas kesaj, profesor Agroni me vuri solist te pare. Fatkeqesisht, kam kercyer pak balete ne vitin 1993 me trupen e TKOB. Ka qene baleti "Zhizel", "Don Kishoti" dhe "Arrethyesi". Po te ishin me te mira arsyet ekonomike por edhe ato profesionale, une mendoj se do te isha ketu.
Se fundmi, mund te na thoni dicka per aktivitetin e aferm artistik, pasi te largoheni nga Tirana?
Ne Amerike, sezonin artistik e fillojme ne daten 25 gusht, pasi ai u mbyll ne daten 2 qershor. Tani jemi me pushime, nderkohe qe une erdha ketu per te vazhduar me shfaqjen e baletit. Me t'u kthyer, sigurisht qe do te fillojme serish punen. Sezoni do te hapet me baletin "Bukuroshja e Fjetur" dhe "Liqenin e Mjellmave". Me pas do te kemi po ashtu edhe baletin "Arrethyesi", si dhe programe te tjera neoklasike e moderne nga koreografe te njohur te botes.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj