E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse meshkujt duan te heqin dore nga alkooli

Meshkujt jane vene ne alarm, per shkak te pasojave nga konsumimi i tepert i alkoolit. Sipas nje studimi te realizuar ne Britanine e Madhe, tanime efektet negative te te pirit nuk kane te bejne vetem me ngarjen e makines, apo zenkat me partnerin dhe te afermit kur je i dehur. Ekspertet pohojne se meshkujt gjithnje e me shume jane te shqetesuar per efektet negative te alkoolit dhe me kalimin e kohes, shtohet numri i tyre qe deshirojne te heqin dore nga kjo shprehi e keqe, per shkak te problemeve fizike. Studimi i ri realizuar ne Britanine e Madhe, tregoi se 37 per qind e meshkujve jane munduar te zvogelojne sasine e konsumuar te alkoolit, per shkak te kalorive te teperta qe permbajne pijet alkoolike, e qe ndikojne dukshem ne peshe. Te pakten 1/6 e te anketuarve kane deklaruar se deshirojne te heqin dore nga alkooli, per shkak te paraqitjes se "gjinjve mashkullore", ndersa 1/4 e tyre e lidhin doreheqjen, me efektin e rritjes se barkut. Po keshtu, 1/8 e meshkujve te anketuar kane pohuar se alkooli ua ka ndryshuar pamjen e jashtme fizike negativisht, ndersa 9 per qind e britanikeve kane shtuar se alkooli ua ka prishur jeten seksuale. Duke analizuar te dhenat, udheheqesi i studimit Dr. Ian Banks, ka thene se meshkujt jane shume me teper te shqetesuar sesa eshte menduar me pare, per ndikimet negative te alkoolit mbi organizmin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›