Melo: Kishim një trajner pa përvojë

Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, thotë se ata janë të fuqishëm po aq sa edhe Interi, por vetëm se kishin një trajner pa përvojë.
Bardhezinjtë e filluan sezonin me shumë ambicie dhe rikthimin e Skudetos në Torino. Por pas një serie të rezultateve të dobëta, ata tashmë ndodhen në vendin e pestë dhe tashmë janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë.
"është gabim të thuhet se Inter është më i fuqishëm se Juventus. I mposhtëm ata në Torino ndërsa edhe ndeshja e Kupës së Italisë ishte e ekuilibruar, andaj mund ta kishim fituar edhe atë ndeshje".
"është e vërtetë se ne jemi një ekip i cili ndërtohet dhe ishim të drejtuar nga një trajner i pa përvojë, ndërsa Inter është një ekip i cili një kohë më të gjatë luan së bashku dhe ka një strateg të shkëlqyer në stol", ka thënë Melo.
Shumica kanë fajësuar Melon dhe bashkëkombasin e tij Diego për sezonin e dobët të Juventusit.