E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani shënon në barazimin e Koblenz

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Edmond Kapllani ka shënuar gol për ekipin e tij të ri, Koblenz, që barazoi në ndeshjen e Bundesliga II në udhëtim te Energie Cottbus.

Shqiptari i dha avantazhin ekipin mysafir në minutën e 11-të të ndeshjes, ndërsa miqtë arritën të barazojnë vetëm tetë minuta para fundit të kohës së rregullt me anë të Nils Petersen (82').

Për Koblenzin deri në minutën e 86-të u aktivizua edhe shqiptari tjetër Ervin Skela. Përndryshe për këtë ekip 'shqiptarësh' angazhohen edhe dy shqiptarë të tjerë, sulmuesi Nijazi Kuqi si dhe mesfushori Shqipran Skeraj.

Në pjesën e parë të sezonit për Koblenz ishte aktivizuar edhe Shefki Kuqi, i cili në afatin kalimtar dimëror kaloi te Swansea në kampionatin anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›