Kupa e Italisë, Roma mund 2-0 Udinezen

Roma ka ruajtur formen e shkëlqyer edhe ne Kupen e Italise, pasi ka mundur 2-0 Udinezen ne ndeshjen e pare gjysmëfinale. Ndeshja ka filluar shume mire per skuadren e drejtuar nga Claudio Ranieri, qe kaloi ne avantazh qe ne minuten e 12-te. Vucinic do t’i shpetonte mbrojtjes kundershtare dhe me nje gjuajtje te sakte do te dergonte topin ne rrjete. Edhe pas golit, loja do te kontrollohej nga Roma qe ne minuten e 40-te do te realizonte edhe golin e dyte me Mexes.
Mbrojtesi francez do te shfrytëzonte nje harkim nga kendio per te
dyfishuar rezultatin per skuadren verdhekuqe. Udineze kishte mundesi te
ngushtonte diferencen ne fundin e pjeses se pare, por, Sanchez nuk do te
tregohej i sakte përpara portierit Doni. Me rikthimin ne fushe per
fraksionin e dyte, Roma do te ishte perseri e rrezikshme, por pa arritur
te ndryshoje rezultatin. Gjithsesi, fitorja 2-0 ne gjysmëfinalen e pare
ka bere qe skuadra e Ranierit te hedh nje hap te sigurt drejt finales
se Kupes se Italise si dhe ka konfirmuar edhe nje here formen e mire qe
po kalon ne kampionatin italian.
Nertan Prifti
< I mëparshmi