E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vodhën banesën e bashkëfshatarit, pranga dy vëllezërve dhe shokut të tyre

Gazeta Shqip

Policia e Orikumit ka arrestuar tre të rinj nga Dukati me akuzën e vjedhjes. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policicisë së Qarkut Vlorë, deklaruan se gjatë orëve të para të ditës së sotme është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Arenc Fisti, 18 vjeç dhe dy vëllezërve Albert dhe Arsen Fisti, përkatësisht 19 dhe 24 vjeç, të tre banues në fshatin Dukat.

I njëjti burim ka saktësuar se tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur banesën e shtetasit me iniciale D. Ç., banues në fshatin Dukat, nga ku kanë marrë rreth 300.000 lekë, si dhe sende të ndryshme me vlerë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale Vjedhja e kryer në kushtet e bashkëpunimit.

28 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, vodhën banesën e bashkëfshatarit, pranga dy vëllezërve dhe shokut të tyre burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›