E Diel, 1 Nëntor 2026

Mema: Nuk jam pesimist, megjithatë kemi problemeArdian Mema nuk është një nga ata që do t’i lërë gjërat përgjysëm. Ka nisur të punojë me U-17 të Kombëtares shqiptare me qëllimin për të lënë një shije të mirë, për të pasur rezultate dhe për të l

Ardian Mema nuk është një nga ata që do t’i lërë gjërat përgjysëm. Ka nisur të punojë me U-17 të Kombëtares shqiptare me qëllimin për të lënë një shije të mirë, për të pasur rezultate dhe për të lënë sa më shumë futbollistë të gatshëm për Kombëtaret e moshave më të mëdha. Megjithatë, duket që e ka të vështirë. Trajnimi i dobët, infrastruktura dhe mosha delikate në shumicën e rasteve janë faktorë kundër, të cilët Mema kërkon t’i luftojë

Keni zhvilluar një ndeshje miqësore me Malin e Zi. Kush janë përshtypjet e Seleksionimit të parë?

E Pranuat dhe ju që është vetëm një seleksion. Normalisht provova përgjithësisht futbollistët që luajnë në vend dhe ndonjë kokërr nga jashtë. i provova të jgithë futbollsitët dhe në shumicën e rasteve më dhanë përgjigjet që kisha menduar. Të punosh me këtë moshë është shumë e vështirë.

Kush janë vështirësitë kryesore?

Po flasim për futbollistë që dalin nga kampionati shqiptar. Luajnë 30 vetë futboll në gjysëm fushe dhe normale është që të kenë probleme që me marrjen e topit. Për më tepër që stërvitjen e bëjnë në fusha pa bar. Imagjinoni një futbollist të kësaj moshe që futet në një ambjent të vërtetë futbolli. Shtoji gjithë kësaj edhe luhatjet emotive dhe fakti që psikologjikisht nuk mund të jenë njësoj si moshat e tjera, atëherë duhet kuptuar që selektimi final është shumë i vështirë për tu bërë.

Dilema e përgjithshme është futbollist nga vendi apo nga jashtë. Si do të veprojë Mema?

Normalisht lojtarët kanë konkurencë dhe nuk shihen me këtë sy. Themi që lojtarët që luajnë rregullisht jashtë vendit janë shumë efikasë, megjithatë duhet patjetër që të shihen mirë. Kemi disa futbollistë, të cilët mund të jenë të dobishëm. Mund të them një lojtar që luan me këtë moshë te Interi, Hoxha, është shënues i rregullt. Kam edhe një futbollist nga Arisi i Selanikut, i cili gjithashtu luan rregullisht. Do të bëjmë edhe një seleksionim me futbollistë nga jashtë dhe në fund do të vendosim për seleksionimin final.

Në fund a keni objektiva për rezultatet finale të ndeshjeve?

Po, sigurisht që po. Unë kam qenë vetë futbollist dhe doja gjithnjë të fitoja. Këtë u them edhe lojtarëve gjatë grumbullimit. Ata duhet të mësohen me përgjegjësinë e rezultatit, pavarësiht se një objektiv primar kemi edhe rritjen e lojtarëve dhe furnizimin e skuadrave të tjera të moshave.

Kombëtarja U-17

Shqipëri

Hungari

Sllovaki

Luksemburg

Marre nga gazeta "Sport Ekspres"

E Enjte, 26 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›