Shehu: Ne duhet të podhojmë lojtarë për U21Kombëtarja U-19, në eliminatore do ketë përballë edhe Italinë

Ramadan Shehu beson se kontigjenti i tij përzgjedhës është i aftë për të menaxhuar fazën kualifikuese të kampionatit europian. “Kemi një grup interesant lojtarësh, ne jemi drejt fundit të përzgjedhjes dhe kemi parë të paktën 30 futbollistë deri tani. E rëndësishme është që këta futbollistë të luajnë realisht në skuadrat e tyre dhe që janë titullarë. Ne na duhen futbollistë që janë të rrahur me lojën, lojtarë që mund të përballojnë shumë presion dhe që mund të jenë kompetitivë me skuadrat kundërshtare. Kjo është filozofia që ne duhet të fusim në kokë”.
Miqësoret – Trajneri Shehu mendon se shumë probleme që u shfaqën në edicionin e shkuar erdhën si pasojë e faktit që ndoshta nuk u bënë shumë ndeshje miqësore. “Unë mbaj mend një edicion më parë. Bëmë një turne në Sllovaki dhe arritëm rezultate zhgënjyese, megjithatë na mësuam nga humbjet tona dhe më pas kaluam një tur në europian. Mentaliteti im është se duhet të bësh shpesh që në fund të mësohesh dhe të fitosh gjithçka. Pa ndeshje përgatitore nuk mund të shkosh asgjëkundi. Në këtë pikëpamje na duhen shumë të tilla”.
Kombëtarja U-19
Shqipëri
Itali
Irlandë
San Marino
E Enjte, 26 Shkurt 2009