Mema masakron me thike ne rruge ish-kunatin
DURRES - Nje 30-vjecar eshte vrare dje me thike ne qytetin e Durresit. Ngjarja e rende ndodhi ne Lagjen Nr. 8 te qytetit bregdetar kur i dyshuari si autor Halil Mema qelloi me thike ish-kunatin e tij. Viktima e ngjarjes eshte Dritan Roci 35 vjec. Ai u qellua me thike nga babai i ish-gruas me te cilen viktima ishte divorcuar kohe me pare. Sipas informacioneve te fundi te policise mesohet se shkak i ngjarjes kane qene disa ngacmime qe viktima Artan Roci ka bere ndaj ish-gruas se tij pasi cifti ishte divorcuar. Babai i gruas Halil Mema ka qelluar ish-dhendrin me thike duke e lene te vdekur pikerisht pas ketyre ngacmimeve. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar forca te shumta te policise qe kane vene ne pranga te dyshuarin dhe kane nisur hetimet.
Ngjarja
Divorci i disa koheve me pare ka qene shkaku i kesaj ngjarjeje pasi sipas policise viktima e kishte shqetesuar disa here ish-gruan e tij pas divorcit. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke bere te mundur dhe arrestimin e shtetasit Halil Mema. Burime zyrtare nga Policia e qytetit bregdetar kane bere te ditur se krimi ka ndodhur rreth ores 1740 ne Lagjen Nr. 8 Durres e pikerisht ne afersi te vendit te njohur me emrin Dyqani i Dylit. Ne kete vend eshte vrare me arme te ftohte thike Dritan Roci 35 vjec lindur e banues ne Durres i martuar me 3 femije. Menjehere ne vend kane shkuar efektivet e policise te cilet kane bere te mundur identifikimin e kapjen brenda nje kohe te shkurter te autorit te dyshuar te ngjarjes dhe bllokimin e armes se krimit.
Hetimet
Nga hetimet e bera nga uniformat blu rezulton se autor i dyshuar i ngjarjes eshte Halil Mema 41 vjec me arsim 7 klase i martuar pa femije i padenuar me pare. Ky person dyshohet se per motive te dobeta ka qelluar fillimisht me mjete te forta dhe me pas me nje arme te ftohte thike Dritan Rocin me te cilin kishte lidhje familjare pasi motra e tij ishte e martuar me pare me te demtuarin. Pas ngjarjes autori eshte larguar dhe nderhyrja ne kohe e efektiveve te Drejtorise se Policise dhe Njesise Rajonale per Policine Rrugore te Durresit kane bere te mundur kapjen e tij dhe bllokimin e armes se krimit. Mema sipas policise ndodhet i ndaluar ne ambientet e policise dhe ndaj eshte marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.
15 Shtator 2010