E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Renda e shpallin Fotaq Zaharine te pafajshem



TIRANE - Fotaq Zaharia ka marre pafajesine dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda pasi ishte ne gjyq per nje rrembim. Prokuroria e Krimeve te Renda kishte kerkuar pak dite me pare denimin me 22 vjet burgim por gjyqtaret kane vendosur shpalljen te pafajshem per Zaharine. I njohuri si i tmerrshmi i Vlores eshte cilesuar i pafajshem per dy veprat penale te tij ate te vjedhjes me arme ne bashkepunim dhe rrembimit dhe mbajtje peng ne bashkepunim. Trupi gjykues i kryesuar nga Nertina Kosova ka deklaruar dje se ndaj te pandehurit nuk ka prova. Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare perfaqesuesi i akuzes i ka bere me dije trupit gjykues te kryesuar nga Nertina Kosova se i pandehuri Fotaq Zaharia se bashku me te denuarit Ermir Habili dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha jane arratisur nga dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Vlores ku ndodheshin me mase sigurimi arrest ne burg te dyshuar se kishin kryer disa vepra penale si vjedhje dhe rrembim personash me qellim perfitimi ngjarje kjo e ndodhur me daten 17 qershor 2001. Sipas akuzes pas largimit nga qelia Zaharia bashke me te denuarin Habili jane ndare nga dy shoket e tjere dhe jane strehuar ne fshatin Bishan te rrethit Vlore te nje ish-shok qelie qe per 25 dite kishte qendruar bashke me Zaharine ne dhomat e paraburgimit. Pas qendrimit disaditor ne pronat e shokut te qelise ky i fundit me kerkese te te pandehurit Zaharia i ka treguar shtepine e te demtuarit Sokol Janku ne fshatin Poro si te pershtatshme per ta grabitur. Dy te arratisurit pasi jane njohur me zonen dhe vendin ku ndodhej banesa e te demtuarve jane larguar per tu kthyer aty me 19 nentor te vitit 2001 ne mesnate. Zaharia e Habili me nje motor kane shkuar te banesa e Jankut ku te maskuar dhe me arme ne duar futen me dhune ne banesen e tij duke shfrytezuar shkallet e jashtme te katit te dyte. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda dy grabitesit pasi kane kontrolluar gjithe banesen per leke duke mos gjetur sasine qe pretendonin kane marre peng bashkeshorten e kryefamiljarit Marjeta Janku shtetase zvicerane.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›