E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i riu perdhunoi kusheriren 83-vjecare



ELBASAN - I riu perdhunoi kusheriren 83-vjecare. Ngjarja e rralle ka ndodhur ne komunen Kukur te Gramshit mbremjen e dy diteve me pare. Eshte policia lokale qe ka bere te ditur kete ngjarje si dhe arrestimin e te dyshuarit Klodian Shuli 22 vjec. Sipas te dhenave viktime e abuzimit seksual te te riut ka rene 83-vjecarja E. Shuli. Ka qene denoncimi i se moshuares qe ka sjelle dhe nisjen e hetimeve te policise. Pasi eshte bere ekspertiza mjeko-ligjore eshte arritur ne perfundimin se 22-vjecari kishte abuzuar me te moshuaren. Menjehere eshte vene ne pranga Shuli dhe eshte derguar ne qeli. Te aferm te se moshuares kane treguar se ajo jetonte e vetme pasi familja e saj ishte ne emigracion.
Ngjarja
Nje 83-vjecare eshte bere pre e sulmit seksual nga nje i ri ne Gramsh. Lajmi konfirmohet nga policia lokale sipas se ciles e moshuara E. Shuli eshte sulmuar dhe perdhunuar nga nje 22-vjecar i aferm i familjes. Ngjarja mesohet te kete ndodhur gjate mbremjes se dy diteve me pare ne banesen e 83-vjecares ne fshatin Kurur te Komunes Kukur ne Gramsh. I riu duke perfituar nga erresira ka vendosur te kryeje krimin. Sipas policise 22-vjecari Klodian Shuli duke pare se e moshuara jetonte vetem ne banese pasi femijet jetonin ne emigracion ka hyre ne banesen e saj. Fillimisht e moshuara nuk kishte kuptuar gje por me pas kane dale ne pah dhe qellimet e verteta pse ai kishte shkuar ne shtepine jetonte 83-vjecarja. Permes forces ai ka abuzuar seksualisht ndaj 83-vjecares gje qe eshte konfirmuar me pas dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ndersa te afermit e se moshuares e kane transportuar gruan drejt Spitalit Ushtarak per tiu nenshtruar kontrolleve dhe kujdesit te specializuar mjekesor. Femijet e se moshuares kane deklaruar dje se ajo eshte ne gjendje jo te mire shendetesore.
Arrestimi
Pasi kishte kryer krimin 22-vjecari Shuli ishte larguar ne drejtim te paditur. Por me marrjen e denoncimit uniformat blu kane nisur kerkimet per gjetjen e tij. Me ndihmen dhe te disa deshmive qe jane marre ne vendin e ngjarjes eshte mesuar dhe drejtimi nga ishte larguar ai. Pasi eshte gjetur vendndodhja policia e ka vene ne pranga Klodian Shulin duke e akuzuar per perdhunim.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›