E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaliaj e Gramshi, kampionët e dimrit

Memaliaj e Gramshi janë kampionët e dimrit në Grupin e Jugut dhe atë të Veriut të Kategorisë së Dytë, për t’u rikthyer sërish në fushën e blertë me javën e 13-të, më 22 shkurt 2009.

GRUPI I JUGUT

Memaliaj e mbylli fazën e parë pa humbje, duke fituar edhe takimin në Prrenjas me Domosdovën 0-1, falë golit të Rrustemit në minutën e 50-të me 11-metërsh.

Tomori shkatërroi Policanin, duke fituar 5-0. Berberi (20’, 43’), Karamani (60’, 80’) dhe Peshtanaku (90’) ishin dhe autorët e golave të beratasve të drejtuar nga Madrid Muzhaj.

Vlora fitoi ngushtësisht me Maliqin (1-0). Autorit i golit për formacionin e Uran Xhafës ishte Miho (58’), i cili nuk gaboi nga pika e bardhë.

Përmeti humbi në shtëpi 0-1 me Pojanin e vendit të fundit. Miqtë shënuan me anë të Pojanit në minutën e 16-të.

Edhe Këlcyra humbi në shtëpi 1-2 me Butrintin e Sarandës. Bejko në minutën e 22-të shënoi i pari për këlcyrjotët, por Haxhi (35’) dhe Bastriut (47’) i dhuruan tri pikë të rëndësishme Butrintit.

Delvina regjistroi një fitore të thellë në javën e 12-të, duke fituar me Tepelenën 5-0. Muho (15’, 90’), Mehmeti (48’, 70’) dhe Hakarepi (80’) firmosën edhe fitoren e delvinjotëve.

RENDITJA E FAZËS SË PARË (Java 12)
1.Memaliaj 29
2.Vlora 25
3.Butrinti 23
4.Tomori 20
5.Domosdova 17
6.Delvina 16
7.Përmeti 15
8.Tepelena 15
9.Këlcyra 13
10.Maliqi 13
11.Himara 11
12.Pojani 9
13.Policani 7

FAZA E DYTË
Java 13, 22 shkurt 2009
Pojani-Butrinti
Memaliaj-Këlcyra
Tepelena-Përmeti
Policani-Domosdova
Maliqi-Delvina
Himara-Tomori
Vlora pushim


GRUPI I VERIUT
I vetmi takimi i këtij grupi, ishte ai prapambetur midis Luzi 2008-Iliria, të cilët barazuan 1-1 në fushën simpatike të Luzit. Gjoni shënoi në minutën e 12-të për Luzin, ndërsa Rexha barazoi në minutën e 34-t. Gjoni u ndëshkua edhe me karton të kuq.

RENDITJA E FAZËS SË PARË (Java 12)
1.Gramshi 27
2.Mamurrasi 21
3.Erzeni 19
4.Veleciku 17
5.Përparimi 16
6.Clirimi 16
7.Albpetroli 15
8.Luzi 2008 13
9.Iliria 12
10.Korabi 12
11.Olimpiku 9
12.Egnatia 7

FAZA E DYTË

Java 13, 22 shkurt 2009
Luzi 2008-Erzeni
Albeptrol-Egnatia
Gramshi-Përparimi
Mamurrasi-Korabi
Iliria-Olimpiku
Veleciku-Clirimi


E Hene, 15 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›