E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, asist ne barazimin e Kotbusit

Bajern Leverkusen barazoi 1-1 me Energi Kotbusin e Ervin Skelës. Fantazisti shqiptar dha asistin e golit të barazimit të shënuar nga Shao në minutën e 90-të. Në minutën e 65-të Skela krijoi një tjetër rast të madh për të kaluar në avantazh Energi Kotbusin, por ndërhyrja e mbrojtësit kundërshtar Barneta shpëtoi portierin e Bajern Leverkusenit, Adler.

KAPLLANI - Herta e Berlinit u tregua e pamëshirshme ndaj Karlsruhes, duke e shkatërruar skuadrën e Edmond Kapllanit me rezultatin 4-0 në “Olimpiastadion”. Trajneri Beker luajti në këtë takim me dy sulmues. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi takimin si titullar, por i pafat në disa raste u zëvendësua nga australiani Xhoshua Kenedi në minutën e 65-të.

MAVRAJ -Bokum i Mërgim Mavrajt humbi shtëpi 1-2 me Këlnin. Mbrojtësi Mavraj luajti gjatë gjithë takimit. Eintraht Frankfurt i Faton Toskit humbi në transfertë me Hamburgun (1-0). Mesfushori kosovar luajti si zëvendësues nga minuta e 71-të.

E Diele, 14 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›