Cana di recetën për të mundur Lionin

Pak orë përpara përballjes së madhe të Olimpikëve në Francë, atij të Lionit dhe Marsejës, një nga ndeshjet më të ndjekura të kampionatit francez, Lorik Cana shprehu opinionin e tij gjatë një interviste të dhënë për faqen zyrtare të klubit të Marsejës. “Për të mundur Lionin duhet të bëjmë atë performancë siç kemi bërë dhe vitet e tjera. Mamadu Niang ka shënuar jo pak kundër Lionit, por duhet të bëjmë edhe pa atë. Duhet të jemi në një nivel shumë të mirë për ta fituar këtë ndeshje. Nuk ka asgjë specifike për të mundur Lionin. Ne kemi cilësitë tona dhe nëse çdokush jep më të mirën për ekipin, atëherë do ta fitojmë dhe këtë takim”.
E Diele, 14 Dhjetor 2008