E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hat-Trik Duro, Omonia kampione dimri pas 11 vjetësh

Kampione e dimrit pas 11 vjetësh. Dhe këtë Omonia Nikosia e Qipros ia detyron shqiptarit Klodian Duro. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi tre gola në fitoren 4-1 kundër APOP –Kinira. Duro realizoi tre golat në harkun e dhjetë minutave: të parin në minutën e 80-të me penallti, të dytin në minutën e 90-të dhe pas tri minutash, në të 93’, vulosi fitoren e Omonias. “O prasinos”(jeshili) Duro u shndërrua kështu në një protagonist të madh të klubit qipriot, edhe pse hyri si zëvendësues në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 1-1.


Omonia pas 13 javëve të fazës së parë grumbulloi 33 pikë, ndërkohë që Anorthosis i Beqajt u rendit në vendin e dytë me 31 pikë. Apoel i Haxhit e mbylli në vendin tretë me 30 pikë, ndërsa Alki i Isli Hidit dhe Blerim Rustemit në vendin e 10-të me 13 pikë.


E Diele, 14 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›