Memaliaj, u qëllua me thikë për murin ndarës, 50-vjeçarja vdes në spital
Konflikti me fqinjët për murin ndarës, i ka kushtuar jetën një 50-vjeçareje nga Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur Qamil Bakaj, 62 vjeç, ka qëlluar me thikë fqinjët e tij Vangjeli Beqiri, 50 vjeç dhe Kujtim Manaj, 60 vjeç.
Gruaja është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekët kanë vendosur ta dërgojnë në spitalin ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Megjithë përpjekjet e bluzave të bardha, 50-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ka ndërruar jetë.
Ndërkohë i vëllai i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, shkak i ngjarjes është bërë muri ndarës mes shtëpive të dy familjeve. Bakaj ishte grindur shpesh me fqinjët e tij, por dje situata është acaruar dhe ai përdorur armën e ftohtë.
19 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Memaliaj, u qëllua me thikë për murin ndarës, 50-vjeçarja vdes në spital burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip