Yjet e Milanit, në Tiranë më 12 majKaka, Bekham, Ronaldinjo, Shevçenko, Inzagi dhe pjesa tjetër e konstelacionit të yjeve të Milanit do të jenë sërish në Shqipëri, në një miqësore që do të luhet, më 12 maj në “Qemal Stafa” në edicionin e dytë t

Kaka, Bekham, Ronaldinjo, Shevçenko, Inzagi dhe pjesa tjetër e konstelacionit të yjeve të Milanit do të jenë sërish në Shqipëri, në një miqësore që do të luhet, më 12 maj në “Qemal Stafa” në edicionin e dytë të trofeut “Taçi Oil Albania Reads”, kësaj radhe jo kundër Tiranës, por një seleksioni të përbërë nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar, apo Kombëtarja “B”, siç mund të quhet ajo.
Milani do të ndeshet me Juventusin, më 10 maj, një ndeshje kjo e vlefshme për Serinë A të kampionatit italian, e pas dy ditësh do të zbarkojë në Tiranë. Në ndeshjen e fundit të Milanit në Shqipëri (14 tetor 2008) kuqezinjtë e Karlo Ançelotit humbën 2-1 me Tiranën (gola të Xhafës e Muzakës për Tiranën e Ronaldinjos për Milanin).
Trajneri që do të drejtojë Kombëtaren “B” pritet të jëtë tekniku i ardhshëm i Shqipërisë. Përzgjedhja e lojtarëve do të bëhet nga FSHF-ja. Kristi Vangjeli e Klodian Duro mund të jenë të gatshëm nga legjionarët pasi kampionati grek (ka mbaruar) dhe ai qipriot (përfundon më 9 maj), duke mos pasur asnjë pengesë nga ekipet.
E Marte, 28 Prill 2009