Tirana - Flamurtari, finalja e milionavePresidenti i klubit vlonjat, Shpëtim Gjika ka vendosur në dispozicion të lojtarëve për fitimin e trofeut, jo pak por 100 mijë euro

Finalja e edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, midis Tiranës e Flamurtarit, (sot në “Niko Dovana” të Durrësit, ora 16:00) mund të konsiderohet edhe finalja e milionave.
Tirana njihet gjerësisht se klubi më i pasur në Shqipëri. Rreth 1 miliardë lekë të vjetra shkon fatura e Tiranës, por në këto kufij është edhe bilanci financiar i Flamurtarit, 2-herë fitues i Kupës dhe një herë i kampionatit.
Por përballja midis dy ekipeve të famshme ka brenda saj dhe një garë të “çmendur” premiosh. Presidenti i klubit vlonjat, Shpëtim Gjika ka vendosur në dispozicion të lojtarëve për fitimin e trofeut, jo pak por 100 mijë euro, çka do të ishte trofeu i tretë në Kupën e Shqipërisë, dhe i katërti në të dy kompeticionet, përfshirë edhe kampionatin (1990-1991).
E Merkure, 06 Maj 2009