E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre kontinente “luajnë” futboll në DurrësShqipëria, Maqedonia, Kroacia, Nigeria (Afrika) dhe Brazili (Amerika Jugore) përfaqësohen me emrat e lojtarëve të dy ekipeve

Lojtarë nga pesë kombësi të ndryshme e përfaqësues nga tre kontinentet e planetit do të luajnë në finalen e edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, midis Tiranës e Flamurtarit, që do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, më 6 maj 2009, ora 16:00.

Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Nigeria (Afrika) dhe Brazili (Amerika Jugore) përfaqësohen me emrat e lojtarëve të dy ekipeve.

Te Tirana, përveç shqiptarëve (pjesa e luanit) luajnë edhe nigeriani Abraham Alecheny, kroati Toni Pezo dhe maqedonasi Pece Korunovski.

Te Flamurtari janë tre kroatët Mate Brajkoviç, Branko Paniç, Marin Con, por dhe braziliani i natyralizuar si kroat Robert Alvizh.

Tetë qytete të ndryshme shqiptare do të “luajnë” në finalen e “Niko Dovanës”.

Te formacioni titullar, që bardheblutë pritet të hedhin nga minuta e parë, vetëm tre prej tyre janë lindur në Tiranë: Nallbani, Agolli e Muzaka. Tetë tjerët janë “jabanxhinj”: Lila (Kavaja), Osmani (Korça), Devolli (Gjirokastra), Muka (Vlora), Memelli (Pogradeci), Xhafaj (Vlora). Te Flamurtari: Mema (Korça), Caushaj (Përmeti).

E Merkure, 06 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›