Statistikat e finaleve, libri i artë i golaveGjashtë futbollistë kanë regjistruar emrin e tyre në “librin e golave” në tri finalet e luajtura midis dy ekipeve, ku në total janë shënuar po aq gola, katër naga Tirana e dy nga Flamurtari.

Gjashtë futbollistë kanë regjistruar emrin e tyre në “librin e golave” në tri finalet e luajtura midis dy ekipeve, ku në total janë shënuar po aq gola, katër nga Tirana e dy nga Flamurtari, pa llogaritur ketu golat e realizuar nga seria e penalltive, te perfunduar 4-3 per Tiranen.
Tirana-Flamurtari 1-0
Në finalen e parë të përfunduar 1-0, të luajtur më 3 shkurt 1983 (“Qemal Stafa”, Tiranë), golin e vetëm të takimit e shënoi Sulejman Mema (27’).
Tirana-Flamurtari 2-1
Në finalen e dytë, atë të luajtur në “Vojo Kushi” (sot “Loro Boriçi”) të Shkodrës, e të përfunduar 2-1 në favor të Tiranës, golat u shënuan nga Arben Minga (14’) e Shkëlqim Muça (44’). Për Flamurtarin shënoi Vasil Ruci (12’).
Tirana-Flamurtari 1-1
Në finalen e tretë, të luajtur më 15 maj 1996, në stadiumin “Selman Stërmasi”, koha e rregullt e shtesat u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Viktor Daullja (70’) shënoi për Flamurtarin barazoi Nevil Dede (73’) për Tiranën. Gjuajtjet e penalltive përfunduan 4-3 për Tiranën, golin deciziv e shënoi Malko.
E Merkure, 06 Maj 2009