Maqedoni: Eurogol i Vullnet Eminit

Xhiron e 15 të ligës së parë në Maqedoni e karakterizon eurogoli i shënuar nga Vullnet Emini në Manastir kundër ekipit të Pelisterit.Ish-lojtari i Shkëndija 79 tani më i Renovës Vullnet Emini në minutën e 60 të pjesës së dytë gjatë avantazhit të vendësve arriti që nga rivënja këndore të shënojë dhe të barazoj rezultatin në 1-1 kurse disa minuta më vonë Toleski nga 11-metërshi arriti që ekipit të Renovës ti dhuroje 3 pikë nga kjo ndeshje.Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Shkup në mes Makedonija Gj.P dhe Bashkimit ,skuadra nga Kumanova arriti që të mar një pikë të vlefshme kundër ekipës kryesuese në tabelë.Në Tetovë derbi i fundligës ndërmjet Shkëndija 79 dhe Vëllazrimit të Kercovës përfundoi me fitoren e vendasve 2-0 ,dy gola të shënuar nga Arifi.
Rezultatet përfundimtare :
KF Makedonija 1-1 Bashkimi
Napredok 1-3 Vardar
Pelister 1-2 Renova
Shkendija 79 2-0 Vëllazrimi
Sileks 2-2 Pobeda
Rabotnicki 8-0 Bregallnica
Tabela:
1. Rabotnicki 30
2. Makedonija . 30
3. Vardar 30
4. Pobeda 26
5. Renova 23
6. Pelister 20
7. Bashkimi 20
8. Sileks 18
9. Shkëndija 18
10. Napredok 16
11. Bregallnica 9
12. Vëllazrimi 6
albania-sport