Partizani/ Lika: “Luajtëm më mirë se kundërshtari”

Hasan Lika, trajner i Partizanit: "Një fitore që erdhi në një moment shumë të rëndësishëm për ne. Për më tepër ndaj kundërshtari potent si Teuta, që gjatë gjithë lojës sot na vuri në vështirësi. Thelbësore ishte që skuadra luajti shumë e kujdesshme dhe diti ta menaxhojë ndeshjen. Gjithsesi pavërsisht nga vështirësitë që kishim në pjesën e dytë korrigjuam shumë gjëra dhe arritëm të konkretizonimi mirëorganizimin edhe dy gola. Ndikimi i Bulkut? Sokoli është një futbollist me eksperiencë. Një futbollist i nivelit teknik. Ishte momenti i tij për t'u futur në lojë edhe pas atij dëmtimi, prej të cilit mungoi shumë javë. I dha ngjyra të bukura skuadrës. Të gjithë futbollistët duhen falënderuar për përpjekjet e tyre. Pjesa e dytë foli më shumë për ne. Ne ditëm t'u shpëtonim dhe kundërsulmeve të Teutës me Xhafaj dhe Mancakun. Mendoj se tifozeria jonë nuk duhet të mungojë në stadium pasi është pjesa më e rëndesishme për historinë e klubit. Kanë edhe ata një meritë në fitoren e sotme".