E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta/ Starova: “E përmbysëm çdo gjë për pesë minuta”

Sulejman Starova, trajner i Teutës: "Një humbje e papritur, kur dukej se gjihcka po shkonte drejt barazimit? Loja është 90 minuta dhe në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, sidomos pjesën e parë. Krijuam raste më përpara se Partizani për të shënuar. Por e përmbysëm cdo gjë për pesë minuta. Kishim superioritet numerik në mbrojtje në momentin e golit të parë të shënuar nga Bakaj. U treguam të pavëmendshëm, por nuk dëshiroj t'i mohoj dhe meritën sulmuesit të Partizanit. E përsëris se për pesë minuta prishëm atë lojë të bukur, por megjithatë ky është futbolli. Ndonjë titullar mund të jepte më shumë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›