Mëmësia, njihini femrat nga tiparet e fytyrës
Prej kohësh, shtypi rozë komenton dëshirën e madhe të Anzhelina Zholisë për një familje të madhe me shumë fëmijë. Edhe Madona është etiketuar shpesh nga mediat si një femër që investon në fëmijë njësoj si në pasuritë e patundshme.
Një studim anglez duket se ka rritur të përvijojë fytyrën e një gruaje që do të ketë shumë fëmijë. Sipas mjekëve të “St Andrews University”, dëshira për një familje të madhe shpjegohet me nivelin e lartë të estrogjenit, hormon ky që modifikon fizionominë e fytyrës së nënave të ardhshme.
Duke krahasuar dëshirën për të pasur fëmijë të grave që kanë marrë pjesë në studim me nivelin e tyre të estrogjenit, mjekët kanë arritur të krijojnë një profil të nënave që në të ardhmen do të kenë shumë fëmijë.
Sy të mëdhenj, hundë e rrumbullakët, buzë të plota dhe një fytyrë me trajta të buta janë tiparet që i korrespondojnë niveleve të larta të estrogjenit. Ndërsa femrat me hundë më të mprehtë mund të mjaftohen me një fëmijë.
Disa nga femrat e paraqitura në foto, si: Monika Beluçi, Anzhelina Zholi, Xhesika Alba apo Hejdi Klum në fakt vërtetojnë teorinë e studiuesve anglezë.
Por ka edhe të tjera mama që e bëjnë teorinë të dyshimtë, si p.sh. Viktoria Bekam (4 fëmijë). Ndoshta, sepse çdo rregull ka dhe përjashtimet e veta? Gjykojeni vetë. 