Irlandë, Higins thuajse president

Michael Higgins
Kandidati i Partisë së Punës, Michael Higgins është votuar si kandidatura më e preferuar si presidenti i Irlandës. Në votimin e parë ai ka marrë 40% të votave ndërsa kandidatura e dytë më e pëlqyer ka rezultuar kandidati i pavarur Sean Gallagher. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 50% shumë më e vogël se në zgjedhjet e përgjithshme ku morën pjesë 70%.
Higgins është shkrimtar, aktivist i paqes si dhe president i një klubi futbolli (Galway United). 70-vjeçari ka qenë deputet për 25 vjet para se të dilte në pension në fillim të këtij viti. Më parë ai ka mbajtur edhe pozicionin e ministrit të Kulturës.
Kundërshtari i tij pranoi humbjen dhe i uroj atij suksese. Si presidenti ai do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe sinqerisht e falënderoj atë për fushatën pozitive, tha Gallagher.
Presidenti në Irlandë ka një mandat shtatë vite dhe mund të rizgjidhet edhe për një mandat të dytë.