E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarajevë, sulmohet ambasada amerikane (Video)

www.youtube.com/watch?v=bAFiauMd6Eo

Një person i cili ka qëlluar në drejtim të Ambasadës Amerikane në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës është vrarë nga një snajper i policisë.

Dëshmitarë në vendngjarje thonë për Reuters se policia është përpjekur të rrethoi agresorin, cili mbante në dorë një armë të tipit kallashnikov.

Një video e transmetuar nga mediat në Sarajeve tregon një burrë që mbante një veshje karakteristike të besimtarëve myslimanë, i cili mbante në dorë një armë automatike.

Gazeta Nju Jork Post raporton se “pasi ai ka shtënë drejtë ambasadës, është qëlluar me snajper duke mbetur i vdekur. Dy policië kanë mbetur të plagosur nga plumbat e agresorit”. Ndërsa në videon nuk shihet që agresori të ketë qëlluar.

Ndërsa brenda ambasadës nuk raportohet për të plagosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›