E Diel, 1 Nëntor 2026

Memli Krasniqi LDK-së: Koha për pension

Partia Demokratike e Kosovës ia ka kthyer porosinë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila tha se partia e Thaçit s’mund ta marrë kurrë Prishtinën. Zyrtarë të LDK-së këto deklarata i bën gjatë shënimit të 23 vjetorit të themelimit të degëve në Prishtinë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, aty ku luhen ndeshjet e basketbollit zakonisht. Ndonëse jo në formë zyrtare, përmes llogarisë se tij në Twitter, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka uruar LDK-në dhe ka pasur një porosi për të.

“Bravo LDK! Partia 'me e madhe' ne PR e s'jeni n'gjendje një sallë me 2000 njerëz me e mbush. Ka përendu koha e juaj. Tash koha për pension”, ka shkruar ai./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›