Memorandum bashkëpunimi për masterin ndërdisiplinor

Universiteti i Tiranës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ministria e drejtësisë dhe ministria e arsimit kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e programit të masterit ndërdisiplinor "Administrimi i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë".
Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth theksoi se ky program synon të ndihmojë në përmirësimin e formimit edukativ të profesionistëve që punojnë në institucionet shoqërore në sistemin e drejtësisë penale.
“Ky program i përgjigjet prioriteteve të përcaktuara nga qeveria për integrimin dhe bën të mundur edukimin si duhet të profesionistëve të ardhëshëm që do të punojnë në institucionet e drejtësisë. Gjithashtu ky program parashikon edhe punë praktive në një nga insitucionet e sistemit të drejësisë duke kombinuar njohuritë me punën praktike. Ajo që shpresoj është që të ndihmojë në përmirësim e standarteve të shërbimeve sociale” theksoi Wollfarth.
Sipas ambasadorit ky program do të bëjë të mundur përmirësimin e shërbimit të provës dhe të burgjeve në gjithë vendin ndërsa shtoi se programi të jetë një sukses në promovimin e përfshirjes socilale në institucionet e drejtësisë.
Nga ana e saj Zv.ministrja e integrimit Grida Duma theksoi se ky program paraqet një standart perëndimor në vetvete pasi sipas saj është duke u përafruar një qasje me dije të integruara. “Ky master është një vlerë e madhe e shtuar. Çdo lëndë është e menduar në module duke krijuar edhe transparencë sepse në këtë mënyrë është menduar edhe vlerësimi. Pjesë e këtij masteri do të jenë edhe punonjësit e adminsitratës dhe shërbyesit sociale që gjendet në të gjitha institucionet e drejtësisë” theksoi Duma.
Të pranishëm në veprimtari kanë qënë të pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj dhe rektori Dhori Kule.