Memorandum mirekuptimi per regjistrimin e femijeve qe jetojne jashte

Sot, në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme u nënshkrua “Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qendrës “Shërbimi Ligjor Falas” (TLAS).
Memorandumi u nënshkrua nga zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja dhe Drejtoresha Ekzekutive e TLAS, Rajmonda Bozo, në prani të ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe zv/ministres së Punëve të Brendshme, Iva Zajmi.
Ky memorandum ka si qëllim bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit, me qëllim nxitjen e regjistrimit të fëmijëve të lindur jashtë shtetit, pranë zyrave shqiptare të gjendjes civile.
Memorandumi parashikon që MPJ nëpërmjet konsullatave të saj jashtë vendit bën të mundur marrjen e dokumentacionit përkatës pranë institucioneve të huaja dhe në rast se konstaton se shtetasi nuk ka mundësi praktike të vijojë regjistrimin e fëmijës së tij, TLAS ofron shërbimet e tij për fillimin e procedurës së regjistrimit pranë zyrave të gjendjes civile në Shqipëri. Shërbimet e ofruara nga TLAS do të jenë pa shpërblim.
Ky memorandum është një mundësi e shtuar për shtetasit tanë jashtë shtetit, për të realizuar në kohë dhe me cilësi të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e fëmijëve të tyre, duke i mbështetur dhe përkrahur për të mos shkëputur lidhjet me vendin.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh angazhimin e saj për nënshkrimin e memorandumeve të ngjashme me organizatat jofitimprurëse, të cilat me anë të shërbimeve të tyre dhe në respektim të legjislacionit në fuqi, mund të asistojnë dhe ofrojnë shërbimet e tyre, në ndihmë të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit.