E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia E vetequajtura Shenjtorja Eleonore u vetevra

Policia e dokumenton si vetëvrasje ngjarjen e mbrëmjes së të hënës, kur Eleonora Begu, e vetëquajtura Shenjtorja Eleonorë, u gjet e vdekur nga një plumb pistoletë në kokë.

Sipas policisë, nga dëshmia e rojeve dhe e të birit, të cilët kanë thyer derën pasi dëgjuan të shtënën, por edhe nga fiksimi i provave në vendngjarje, nuk ka asnjë dyshim që 56-vjeçarja të jetë vetëvrarë.

Eleonora, u gjet e pajetë mbi krevat në dhomën e saj, ndërsa pistoleta u gjet pranë saj dhe sipas policisë, i ka rënë nga dora pasi ka qëlluar.

Policia siguron se ka gjetur edhe shenja të barutit të gëzhojës së dalë nga pistoleta TT, me të cilën është qëlluar Eleonora, në dorën e saj, çka orientoi dyshimet se shkrepja e armës është kryer në mënyrë të vullnetshme nga vetë ajo.

Familjarët kanë vendosur të kryejnë homazhet edhe gjatë ditës së martë në ambjentet e fondacionit “Shenjtoria Eleonorë” dhe të mërkurën në orën 14:00 ishte lajmëruar ceremonia e varrimit të saj.

Policia bëri të ditur pas krimit se kishte gjetur një letër që rezulton të jetë shkruar prej Eleonorës ku ajo shënonte se ikte nga kjo botë për të mos lejuar dorëzimin e vendit të shenjtë.

Ambjentet ku janë ndërtuar objektet e kultit të fondacionit shenjtoria Eleonora, kanë qenë objekt i disa gjyqeve me pronarët pretendues të truallit.

Vetë Eleonora justifikohej se vendi ku ishte ndërtuar fondacioni, i ishte caktuar asaj prej Zotit, duke mos njohur pretendimet për pronarët e tokës.

Me një të kaluar si punonjëse në ish kombinatin e tekstileve në Tiranë dhe disa aktivizime me shfaqet artistike, pas viteve ‘90-të, Eleonora shfaqet me figurën e bamirëses dhe shërueses së disa sëmundjeve nëpërmjet arsyetimeve teologjike.

Konfliktin më të madh ajo e ka patur me pronarët e truallit ku ngriti objektet e kultit, konflikte që siç duket e kanë çuar në depresionin vetëvrasës.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e sigurimit të armës me të cilën është kryer vetëvrasja nga Eleonora.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›