Memorialet e poeteve Vilson Blloshmi e Genc Leka po shkaterrohen
Memorialet e dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të pushkatuar nga diktatura komuniste, po shkatërrohen çdo ditë e më shumë.
Përveç moskujdesjes nga institucioni përkatës, Bashkisë, në mes të qytetit dhe në sy të publikut, persona të ndryshëm kanë filluar të vjedhin shkrojat prej bronzi, të cilat i kanë marrë për t’i shitur për skrap.
Po kështu, janë marrë edhe veshjet e mermerit.
Jo vetëm familjarët e tyre, janë të shqetësuar dhe të indinjuar për këtë akt vandal në mesin e qytetit, por edhe shumë qytetarë të Librazhdit, si dhe nxënës shkollash që mbajnë emrin e këtyre dy poetëve.
Janë harxhuar rreth 25 milion lekë për ndërtimin e tyre, por sot po kthehen në monumente pa vlerë.
Me shkronja bronzi janë shkruar poezitë e të dy poetëve, poezi për të cilat dy poetët u pushkatuan.
Sipas projektit, është planifikuar dhe mirëmbajtja e tyre nga Bashkia, mbajtja e ujit 24 orë në një shatërvan, por sot prej më se katër vjetësh, nuk funksionojnë.
Familjarët e dy poetëve kanë vendosur të zhvendosin dy memorialët e t’i dërgojnë në vendin e lindjes ku do të kujdesen bashkëfshatarët për mirëmbajtjen e tyre.
.