Bashkia as i pastron dhe as i promovon monumentet e kultures
Monumentet e Kulturës në kryeqytet janë në gjendje të mirë, pasi Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, është kujdesur për ruajtjen dhe restaurimin e tyre.
Por ajo ç’ka mungon është promovimi dhe njohja e vlerave të turizmit kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj edhe pse ka një zyrë informacioni e cila ekziston vetëm si godinë.
Pasi guidat turistike apo fletë-palosjet do të duken luks i tepërt.
Bashkia nga ana e saj, nuk ka treguar as kujdesin që i takon për mirëmbajtjen dhe pastrimin e monumenteve të kulturës.
Drejtori Arbër Kadia, bën me dije se edhe “Ura e Tabakëve” që gëzon statusin “monument kulture” nuk është mirëmbajtur nga Bashkia.
“Pastrimi i saj është kryer nga institucioni ynë, gjë që nuk i takon. Për këtë, duhet një bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe atij qendror, pasi aktualisht është inekzistent”, pohon ai.
Menaxhimi i monumenteve të kulturës në kryeqytet është thuajse zero, pasi edhe muzeu i orëve që ndodhet në zemër të kryeqytetit, është i vizitueshëm vetëm dy ditë në javë, Kadia thotë se dyert e këtij muzeu duhet të jenë të hapura në çdo ditë.
“Ndërsa vizitueshmëria në Mozaikun e Tiranës që ndodhet po brenda vizave të verdha të kryeqytetit ka sjellë një panoramë krejtësisht ndryshe, vetëm për muajin shkurt ka shënuar 514 vizitorë”, thekson Kadia.