E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Xhindi perjetesohet ne bronz PS akuzon regjimin

Memoriali i deputetit te vrare vendoset ne qender te Roskovecit

Nga dje qendra e Roskovecit do te kete te pranishem me anen e nje busti banorin e saj me te spikatur Fatmir Xhindin. Perjetesimi i tij ne nje memorial ne qender te qytetit u be dje ne diten e 51-vjetorit te lindjes si nje kerkese e komunitetin te zones.

Busti i bronzte i ish-mesuesit dhe deputetit te Roskovecit u zbulua dje ne oren 1100 nga kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise Edi Rama dhe nga djali i te ndjerit Anduel Xhindi. Ne ceremonine ku u bashkuan qindra qytetare te Roskovecit merrnin pjese kreret e Partise Socialiste kreret e partive te koalicionit opozitar si dhe deputeti i larguar nga PS-ja Vangjel Tavo nje nder miqte me te ngushte te Fatmirit.

Gjate fjales se mbajtur ne kete ceremoni djali i deputetit te vrare Anduel Xhindi pasi falenderoi ata qe u perfshine ne kete nisme tha se heshtja dhe qetesia me te cilen po e kalojne institucionet shteterore kete ceshtje ka te njejten peshe  mbytese dhe poshteruese tek te gjithe familjaret dhe tek ata ku  Fatmiri ka lene gjurme respekti.

Ne emer te Partise Socialiste ne kete ceremoni foli Namik Dokle i cili renditi te gjithe viktimat qe sipas PSSH-se jane shkaktuar regjimi aktual. Nga ky piedestal Fatmiri do te na drejtoje edhe nje pyetje tragjike A i gjetet vrasesit qe ma moren jeten ne dere te shtepise Aty jane ata jane. Ata qe me  vrane mua vrane edhe Remzi Veselin ne Kukes edhe 26 te pafajshem ne fabriken e vdekjes ne Gerdec edhe Hekuranin Faikun Ziverin e Aleksin ne bulevardin e 21 janarit. Ata jane. Aty jane. Hiqjani Shqiperise nga shpina bejeni qe te marre fryme lirisht. E ne te betohemi Fatmir amanetin tend do ta veme ne jete - tha Namik Dokle.

Me pas per te gjithe te pranishmit ne ceremoni u shpernda libri me poezi i Mimoza Xhindit mbeses se Fatmirit.

E perlotur ne kete datelindje te 51-te te Fatmir Xhindit e veja Xhemilja foli shume pak. Nuk mundem te flas por dua te them se akoma nuk eshte bere asgje. Jemi te pakenaqur nga ecuria e hetimeve. Shteti nuk do ta nxjerre autorin sepse ai e di - tha Xhemile Xhindi. Ajo tregoi se e ka pasur mjaft te veshtire nga ana ekonomike mbajtjen e familjes por shpreson qe situata do te ndryshoje pasi femijet te punesohen.

Vellai i Fatmir Xhindit Iliri shprehu me kete rast pakenaqesine e familjes jo vetem per mosgjetjen e vrasesit por edhe per sjelljen e pushtetareve te cilet ua kane perplasur deren ne fytyre gjate ketyre dy viteve pa Fatmirin. Jane bere te gjitha perpjekjet qe na takonin por asgje nuk eshte arritur. Nuk ka ende autor. Tashme ky memorial do te rendoje shume pergjegjesit shteterore qe duhet ta kishin perfunduar hetimin e kesaj ngjarjeje. Kemi dashur te flasim me Presidentin me prokuroren Kryeministrin etj. Kemi kerkuar takime me te gjithe keta dhe asnjehere nuk na eshte hapur dera - tha Ilir Xhindi.

Gjithashtu ai ka thene se te gjithe ata qe njohen Fatmirin do te vazhdojne te kerkojne jo vetem takim por edhe zbardhjen perfundimtare te kesaj ngjarjeje.

Me 2 maj te vitit 2009 pasi kishte permbushur nje dite pune politike dhe familjare Fatmir Xhindi 49 vjec nuk mundi te kapercente pragun e shtepise. Nje duzine fishekesh kallashnikovi u shkreh mbi trupin e tij dhe vetem pak minuta me vone ai nderroi jete rruges per ne spital.

Prokuroria e Krimeve te Renda ku po qendron dosja e 2 majit 2009 e ka klasifikuar ngjarjen si vrasje te lidhur me postin qe Fatmir Xhindi mbante. Pistat e hetimit deri tani kane qene te shumta. Gjithashtu te shumte kane qene edhe deshmitaret por autori nuk eshte zbuluar ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›