Telenovela në MSN e Kristiano Ronaldos
Vajza kujdes: nëse në "Facebook" ju vjen kërkesë për miqësi nga një Kristiano Aviero, mendohuni mirë. Pas atij "nickname" mund të fshihet Kristiano Ronaldo. Të paktën këtë emër përdorte deri para 2 javësh. Tani përdor vetëm mesenxherin për të çatuar. Ama rezultati s‘ka ndryshuar: "Topi i Artë" kërkon sistematikisht "të bëjë gol" me femrat. Sipas "Sunday Star", kur Ronaldo sheh ndonjë femër të këndshme, dërgon kushëririn, Nuno, t‘i kërkojë e-mailin, duke e bombarduar pastaj në MSN me foto pikante dhe duke e ftuar në vilën Cheshire.