Menaxheri i Megatek-ut, pronari i ri i mbeturinave të Tiranës
Tiranë – Kompania që ka marrë ekskluzivitetin e shfrytëzimit të fushës së mbeturinave të Tiranës, duke marrë pa pagesë mbetjet e riciklueshme, është në pronësi të një burri, i cili është menaxher pranë kompanisë Megatek. Një ditë pasi IDEA denoncoi ndërtimin e landfillit privat dhe mungesën e lejes mjedisore të kompanisë që ka marrë të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit të mbeturinave të Tiranës, këshilltarët socialistë të bashkisë së Tiranës kërkuan shpjegime nga bashkia se përse mbeturinat janë dhënë per shfrytëzim pa tender dhe përse ato i janë dhënë një kompanie pa leje mjedisore në këtë fushë, ndërkohë që ka disa kompani të tjera në fushën e riciklimit që kanë shumë vite përvojë në këtë fushë.
Ndërkohë që kërkimët e metejshmë të gazetës IDEA zbulojnë se kompania quhet GRIN dhe është regjistruar në pronësi të shtetasit Oliver Shtylla. Në CV e tij të publikuar online, zoti Shtylla tregon se është i punësuar si menaxher prane kompanisë Megatek.
Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se është kjo kompani që po futet në biznesin e riciklimit të mbetjeve, e cila po përgatitet të investojë në industrinë e prodhimit të materialeve plastike për ndërtim, si tuba, ulluqe etj, biznes të cilin e ushtron sot Megatik përmes materialeve të importit. Në pritje të instalimit të linjës së prodhimit të këtyre materialeve, është duke u bërë akumulimi i lëndëss ë parë, pra mbetjeve të cilat merren nga landfilli i Sharrës falë mbështetjes që i ka dhënë bashkia, duke ndaluar bizneset e tjera të përdorin mbetjet e riciklueshme të kryeqytetit.
Këshilltarët socialistë thanë se tashmë mësohet përfundimisht se përse u bllokuan romët të mbledhin mbetje të riciklueshme. Ndërkohë që ekspertët e mjedisit thonë se është e papranueshme që një sipërmarrje e tijllë të ndërtohet pikërisht në breg të lumit, pasi si depozitimi ashtu edhe riciklimi prodhojnë ndotje të cilat nëse derdhen në lumë janë shumë të rrezikshme.
Deklararta e kryetarit te keshilltareve socialiste Aldrin Dalipi
Plehrave u doli tymi.Gazetare te pavarur te gazetes IDEA kane kryer nje investigim te pavaruru dhe serioz mbi denoncime te bera jave me pare nga komuniteti rom,shoqeria civile,keshillatret e keshillit bashkiak dhe institucioni i avokatit te popullit.
Monopoli i mbetjeve si nje strukture e tipit mafioz eshte ndertuar tashme ne Tirane. Bashkia e Tiranes shpërfilli hapur ne menyre arrogante interesat e nje komuniteti prej mbi 30 mije personash qe nxirrte buken e gojes ndersa tashme qytetaret do paguajne koston sociale te veprimeve te nje grupi jo zyrtar qe drejton ne fakt veprime klienteliste ne bashkine e Tiranes.
Zoti Basha te pergjigjet qytetareve te Tiranes cila eshte firma qe mbrohet nate e dite nga uniformat e bashkise, cili eshte pronari i vetem qe kontrollon sot ne Tirane kete biznes duke goditur shtresat ne varferi te thelle, dhe duke hapur te tjera probleme sociale ne Tirane, ku eshte e regjistruar kompania monopol, dhe perse nuk regjistrohet edhe ne komunen ku ushtron aktivitetin per te paguar taksat perkatese. A e ka lejen mjedisore ndersa dhe ministria e mjedisit te prononcohet urgjent per nje veprim te tille? Perse nuk eshte zhvilluar nje tender transparent? Kush eshte destinacioni i plehrave qe jane grumbulluar ne kete biznes fantazme qe ruhet me shume se presidenti i republikes ?…
Qytetaret e Tiranes e dine tashme mjaft mire qe nje grup me uniformen e bashkise ne Tirane ndaloi, fyeu, kercenoi, dhe dhunoi sipas raportit te avokatit te popullit komunitetin rom pikërisht per ti hapur rruge nje biznesi monopol te grumbullimit te mbetjeve, pa transparence dhe si rrjedhoje permes nje akti te mireorganizuar duke përdorur bashkine, shtetin taksat e qytetareve per interesa qe jane tashme te qarta per qytetin dhe qytetaret.
E dime qe zoti Basha do thote perseri qe mashtrojme por nuk mund te mashtrojne as shoqëria civile as institucionet kushtetuese, as pushteti vendor aty ku eshte ngrit ky biznes, as media e pavarur dhe as opozita qe eshte ne krah te qytetareve.